INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
23 shatori, fundi i botës? NASA rrëzon teorinë konspirative që përhapi panik [VIDEO]

23 shatori, fundi i botës? NASA rrëzon teorinë konspirative që përhapi panik [VIDEO]

Publikuar më: 17:19 22-09-2017

"Edhe 24 orë na ndajnë nga fundi i botës" kjo është teoria që po qarkullonte së fundmi në internet për shkatërrimin e planetit Tokë. Kjo fjali por edhe shpërndarja e saj me shpejtësi marramendëse ne te gjitha mediat e botes, ka alarmuar Nasen duke e detyruar te dale me një deklarate për shtyp për ta hedhur poshtë.
Sipas kësaj teorie konspirative në datën 23 shtator 2017 një planet mitologjik i sistemit tonë diellor i quajtur Nibru do te godiste tokën duke sjelle kështu dhe fundin për jetën ne te.
Ekspertet e Nasa kanë deklaruar se ky planet i quajtur Nibriu nuk ekziston.
Ata kanë qetësuar njerëzit me sigurine shkencore se asgjë e tillë nuk do të ndodhe dhe se jeta do vazhdoje normalisht dhe pas 23 shtatorit.
Kjo nuk është hera e parë që parashikohet fundi i botës e mesa duket nuk do te jete as e fundit. Nje nga teoritë që ka përhapur më shumë panik në botë eshte parashikimi i fisit maja për 21 dhjetorin e 2012-ës si dita e apokalipsit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785