Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në “Facebook”, ka publikuar një mesazh që ka marrë nga lideri historik i PS-së, Fatos Nano.
Nano ka uruar Ramën dhe Gramoz Ruçin për arritjet e deritanishme të PS-së.
SMS NGA FATOS NANO:
Te dashur Edi e Gramoz!
Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme! Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se cdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona!