INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
27 të vdekur pas sulmit në një  kishë në Teksas, reagon presidenti Trump [FOTO]

27 të vdekur pas sulmit në një kishë në Teksas, reagon presidenti Trump [FOTO]

Publikuar më: 22:03 05-11-2017

Të paktën 27 persona kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë të lënduar, pasi një person ka shtënë me armë zjarri në një kishë në juglindje të Teksasit gjatë lutjeve të së dielës.
Sulmi ndodhi në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs në Ëilson County, ndërsa 24 persona raportohet se janë plagosur. Dëshmitarët thanë se një burrë i armatosur po ecte brenda kishës dhe hapi zjarr pak para orës 10:30 me orën lokale. Policia ka qëlluar për vdekje autorin. Sutherland Springs ndodhet rreth 50 kilometra nga San Antonio.
Është ende e paqartë nëse autori i sulmit i përkiste një grupi radikal apo bëhet fjalë për një veprim individual. Kujtojmë që pak ditë më parë në Manhattan një person vrau të paktën 8 persona dhe plagosi 11 të tjerë, shumicën e tyre fëmijë.
Pas masakrës në kishë ka ardhur edhe reagimi nga përfaqësuesi më i lartë i SHBA-vë, presidenti Trump.
Në një postim në ‘Twitter’ presidenti Trump shkruan se po monitoron nga Japonia gjithë situatën.
“Zoti qoftë me njerëzit e Sutherland Spings, Teksas. FBI dhe forcat e ligjit janë në vend ngjarje. Jam duke e monitoruar situatën nga Japonia”, shkruan Trump.

tra.png

Article Logic
Execution time: 0.0020170211791992