INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 vjet burg për ish Ministrin Spiro Ksera

3 vjet burg për ish Ministrin Spiro Ksera

Publikuar më: 11:39 18-07-2016

Për ish-Ministrin e Punës, Spiro Ksera që akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vjet burg. Prokuroria thotë se ai ka abuzuar me vlerën e rreth 30 milionë lekëve të reja, të cilat janë dhënë për organizimin e disa aktiviteteve, por këta aktivitete nuk janë zhvilluar kurrë. Sipas hetimit, janë paraqitur materiale fiktive apo të aktiviteteve të tjera, që tregojnë se paratë u përdorën për aktivitetet e parashikuara, por në të vërtetë shumat janë shpërndarë mes disa personave brenda ministrisë. Pritet që Ksera të përfitojë ulje dënimi me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, pra i mbeten 2 vjet. Ndërsa Prokuroria kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për Artemis Mene, ish –punonjësin e ministrisë. Po kaq është masa e kërkuar për dy ish punonjëset Elda Kozajn dhe Elisabeta Dodbiba.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711