32 kilogram tritol janë sekuestruar nga Policia e Tiranës. Uniformat blu bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit “Stacioni i fundit” ka sekuestrimin e 32 kg tritol si dhe ka bërë të mundur arrestimin e 3 personave. Sipas të dhënave të uniformave blu të kryeqytetit të arrestuarit janë 52-vjeçari Kel Ndreca, 27-vjeçari Gjon Ndreca dhe 38-vjeçari Ndue Kola.
3 personat u ndaluan në segmentin rrugor Fushë-Krujë-Kamëz. Mësohet se arrestimet u kryen ndërsa Kel dhe Gjon Ndreca po i jepnin sasinë e tritolit Ndue Kolës.