INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 humbje jete dhe 670 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

4 humbje jete dhe 670 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Publikuar më: 17:25 20-01-2021

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nga 3331 testime kanë rezultuar pozitiv 670 raste.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 262 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 27 në Durrës, 25 në Fier, nga 23 raste në Lezhë, Vlorë, 21 në Krujë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, 14 në Kavajë, 13 në Shkodër, nga 12 raste në Sarandë, Dibër, Himarë, nga 11 raste në Kurbin, Mat, nga 10 raste në Korçë, Kukës, Cerrik, nga 9 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 8 raste në Librazhd, Delvinë, nga 7 raste në Prrenjas, Shijak, 6 në Peqin, nga 5 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Gramsh, Kuçovë, nga 4 raste në Pogradec, Tepelenë, Roskovec, nga 3 raste në Mirditë, Skrapar, Vorë, Patos, nga 2 raste në Memaliaj, Poliçan, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Kolonjë, Klos, Dropull, Konispol.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37- 77 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,969 që nga fillimi i epidemisë.

Article Logic
Execution time: 0.0023269653320312