INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4-vjeçari bie nga kati i dytë i pallatit, arrestohet nëna shqiptare

4-vjeçari bie nga kati i dytë i pallatit, arrestohet nëna shqiptare

Publikuar më: 15:57 29-09-2018

Një fëmijë 4-vjeçar shqiptar ka rënë nga kati i dytë i apartamentit ku banonte. Mediat greke bëjnë me dije se 4 vjeçari ishte duke luajtur në ballkon para se të rrëzohej.

Djali u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, me plagë në fytyrë dhe në trup.

Pas ndihmës së parë, fëmija u dërgua në një spital më të specializuar për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar. Gjithashtu bëhet me dije se gjatë kohës që ka ndodhur aksidenti asnjë nga prindërit e fëmijës nuk ndodhej në shtëpi. Ata i kanë njoftuar nëpërmjet një telefonate.

Nga ky aksident policia greke ka arrestuar nënën shqiptare, e cila akuzohet për neglizhencë ndaj fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.0032670497894287