Rritja e sulmeve terroristëve në Evropë ka sjell dhe rritjen e diskriminimit ndaj besimtarëve myslimanë.
Sipas një sondazhi të fundit nga Agjencia e të Drejtave të Njeriut të BE-së diskriminimi ndaj myslimanëve të Evropës është rritur me 40%.
Myslimanët e intervistuar kanë deklaruar se në këto vitet e fundit është rritur numri i rasteve kur janë paragjykuar dhe janë keqtrajtuar për shkak të besimit të tyre.