Transporti i drogës nga Shqipëria drejt vendeve të botës perëndimore ka detyruar organet ligjzbatuese shqiptare të bashkëpunojnë me homologët e tyre të huaj. Rasti i fundit është shënuar këtë të mërkurë ku 43 persona kanë përfunduar në pranga me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia italiane në bashkëpunim me Policinë shqiptare ka ekzekutuar një operacion të përbashkët antidrogë të koduar "Shefi" nën koordinimim e Antimafias Italiane.
Mbi 200 forca të rendit kanë ekzekutuar 43 urdhra arrestimi ndaj personave të akuzuar për trafik marijuane, kokaine e hashashi. Droga trafikohej me mjete lundruese nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias.
Operacioni "Shefi" ka nisur hetimet në vitin 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit.