INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
47-vjeçarja padit sallonin e bukurisë. Pësoi një goditje që i ktheu jetën në ferr

47-vjeçarja padit sallonin e bukurisë. Pësoi një goditje që i ktheu jetën në ferr

Publikuar më: 12:35 07-08-2018

Një grua e cila shkoi në një sallon bukurie për tu bërë një trajtim flokëve përfundoi me një goditje fatale. Nëna e dy fëmijëve ka  paditur sallonin duke kërkuar  1 milion paund kundër sallonit të bukurisë ku pësoi një goditje të arteries vertebrale në qafë gjë që pengon qarkullimin e gjakut në tru.  Adele Burns, 47 vjeç, nuk ishte në gjendje të fliste, të shihte apo të lëvizte 24 orë pas një trajtimi në sallon “Rainbow Rooms” në Glasgow.  Burns, e cila ishte atje për një trajtim prej 200 paundsh  të paguar nga bashkëshorti i saj Campbell, 52 vjeç, pësoi një goditje pasi kishte flokët e saj gjashtë herë gjatë një trajtimi në sallonin “Rainbow Rooms” në Glasgow. Avokatët e saj pretendojnë se ndikimi i lavamanit në qafën e saj e bëri atë të shfaqte problemet ditën tjetër.  Burns, nga Mid Calder, tani ka filluar një çështje civile kundër sallonit. Ajo tha se jeta e saj "është kthyer me kokë poshtë". Pretendohet se  ajo duhej të lante flokët e saj shumë herë për shkak të problemit që kishte pasur me një trajtim ngjyre. "Edhe mjekët e  mi e thonë,  nuk ka dyshim se salloni shkaktoi goditjen time. Kjo nuk më ka lënë vetëm të izoluar nga shoqëria, unë jam e izoluar edhe nga trupi im"-thotë Adele. 

adele_me_burrin.jpg

Ajo vizitoi floktoren në prill të vitit 2016 dhe u largua me dhimbje koke, por e  justifikoi me faktin se nuk kishte  ngrënë asgjë gjatë qëndrimit në sallon. Ditën tjetër ajo humbi shikimin e saj dhe u ndje e trullosur, dhe më pas vendosi ti  telefononte burrit të saj Campbell. Ai thirri një ambulancë dhe  Burns u dërgua në Spitalin e St John's në Livingston. U gjet se ajo pësoi një goditje pas dissection e arteries vertebrale - një clot shkaktuar nga trauma në qafë e cila ndalon gjakut të shkoj në tru. Është gjetur gjithashtu se nuk ka histori të goditjeve të tilla në familjen e saj. Nëna e dy fëmijëve  tha se ajo kishte për të shitur shtëpinë e familjes dhe tani përpiqet të flasë, të lexojë dhe të shkruajë. Dosja e çështjes shkruan se personeli i Sallonit nuk i kërkuan Burns që të merrte pjesë në një "provë fillestare" përpara gjë që do të kishte parandaluar nevojën që flokët e saj të laheshin dhe të lyheshin me bojë plot gjashtë herë. Dokumentet gjithashtu akuzojnë sallonin për neglizhencë pasi  dështuan t'i ofrojnë Burns një lavaman përpara apo ti siguronin mbrojtje të qafës gjatë trajtimit që ajo mori.   "Strokes  (goditjet) të shkaktuara nga larjet e flokëve nuk janë të panjohura, pasi ka pasur një numër rastesh të ngjashme në të gjithë botën  megjithatë, unë nuk kam dëgjuar për ndonjë gjë të ngjashme në gjykatat skoceze"-tha Adele.

Article Logic
Execution time: 0.0034348964691162