INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 ditë nga zgjedhjet, Edi Rama i shkon në “shtëpi” Sali Berishës

5 ditë nga zgjedhjet, Edi Rama i shkon në “shtëpi” Sali Berishës

Publikuar më: 16:27 25-06-2019

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite takimin elektoral të radhës, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Duke shmangur për pak orë tensionet në Kukës, shefi i qeverisë është ndalur në Bashkinë e Tropojës, zonën e njohur si “shtëpia” e rivalit të tij historik Sali Berisha.

“Shtabi im elektoral kishte lënë vetëm Kukësin dhe unë i thash unë pa Tropojën nuk shkoj në Kukës. Dhe erdha në Tropojë, se besoj se edhe këtu si në shumë vende të tjera ku ne kemi drejtuar bashki, ndërsa këtu bashkia është drejtuar nga një kryebashkiak i djathtë, janë veprat që flasin më shumë sesa fjalët”, tha Rama.

Kryeministri s’kishte si ta linte pa sulmuar Berishën.

“Unë tani jam në shtëpinë e tij dhe nuk do t’ia përmend as emrin as do ta marrë nëpër gojë, por më vjen shumë keq ta them, edhe Valbona që është një pasuri përrallore e gjithë Europës, u desh të vinim, që ti zija unë vendin atij, që të bllokohej dhe minimizohej masakra e llahtarshme e 11 hidrocentraleve”, deklaroi ai.

Takimi elektoral i Ramës në Tropojë vjen 5 ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, që pritet të jetë një proces i karakterizuar nga tensionet.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607