Përveç përfaqësuesve më të lartë të klasës politike, në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut nuk kanë munguar as mbështetësit e komunizmit.
Pas largimit të Krerëve të Shtetit dhe kryedeomkratit Lulzim Basha, nostalgjikët e PPSH-së dhe diktatorit Enver Hoxha janë shfaqur me pankarta në nder të tij.
“Rroftë Partia Komuniste Shqiptare” dhe “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”, shkruhej në disa prej pankartave të tyre. Ata nuk harrojnë të bëjnë edhe simbolin grushtin në ballë.