INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 hapa për formulën e kompromisit për reformën në drejtësi

6 hapa për formulën e kompromisit për reformën në drejtësi

Publikuar më: 14:14 08-07-2016

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka prezantuar këtë të premte propozimin për formulën e kompromisit për reformën në drejtësi. Nëpërmjet 6 hapave, demokratët thonë se kompromisi është i arritshëm me këtë formulë, e cilas sipas nënkryetarit të komisionit të reformës në drejtësi Oerd Bylykbashi, garanton përmbylljen me sukses të procesit të përzgjedhjes së komisionerëve, në përputhje me paragrafin 88 të opinionit të Komisionit të Venecias.
Hapi 1 - Shpallen vakancat mbi bazën e kritereve kushtetuese e ligjore. Organi i parë që e shpall vakancën dhe mbledh kandidaturat është Presidenti i Republikës, por mund të jetë dhe Avokati i Popullit.
Hapi 2 - Kreu i Gjykatës Kushtetuese do të përzgjedhë me short një panel prej 3 gjyqtarësh që do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve. Shqyrtimi bëhet mbi prova dhe fakte dhe kandidatit i jepet mundësia të faktojë përmbushjen e kushteve dhe kritereve. Nëse një kandidat nuk plotëson kushtet, rrëzohet.
Hapi 3 - Kur dikush është i pakënaqur me panelin prej 3 gjyqtarësh është e mundur të bëhet një ankim në Gjykatën Kushtetuese, në trupën prej 9 gjyqtarësh, që do të vendosë për pranimin e kësaj kërkese për rivlerësim të këtij vendimi të panelit.
Hapi 4 - Përzgjedhja e kandidatëve nga Kuvendi. Një komision parlamentar ad hoc, me 12 anëtarë, 6 anëtarë nga mazhoranca dhe 6 nga opozita. Ky komision do të zgjedhë pa debat 12 kandidaturat që do t'i paraqiten Kuvendit për miratim, me çdo anëtar që do të ketë vetëm një votë dhe votimi është i fshehtë dhe elektronik.
Hapi 5 - Lista zyrtarizohet, nuk ka votim tjetër dhe për rrjedhojë bëhet gati për t'iu paraqitur Kuvendit për votim në seancë plenare.
Hapi 6 - Përsëritja e votimit. Nëse lista rrëzohet në votim, atëherë rifillon faza e përzgjedhjes nga komisioni (hapi 4) me të njëjtën listë kandidatësh, sipas hapit 3. Komisioni ad hoc përsërit procedurën e përzgjedhjes. Votimi i dytë apo i tretë kryhet me një mazhorancë më të ulët. Kjo garanton që procesi nuk bllokohet dhe nuk ka nevojë për mekanizëm të jashtëm zhbllokimi.

Article Logic
Execution time: 0.0025150775909424