INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
600 mijë sirianë në Shqipëri?! Rama: Po u çmend Europa, ne do t'i sugjerojmë...

600 mijë sirianë në Shqipëri?! Rama: Po u çmend Europa, ne do t'i sugjerojmë...

Publikuar më: 11:52 22-06-2018

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të ditës së sotme me minatorët e Karahaxh, ne Sarandë ka hedhur dhe njëherë poshtë lajmin se Shqipëria do strehojë 600 mijë sirianë.

Madje në lidhje më këtë temë Rama nuk ka kursyer as batutat, duke thënë se nëse dikush nga Evropa do çmendet dhe do kërkoje diçka të tillë atëherë do t'i sugjerojmë ndonjë psikolog.

“600 mijë ushtarë të ISIS në Shqipëri, janë broçkulla kozmike. Nëse dikush do çmendet në Evropë e do na thotë, do buzëqeshim me keqardhje dhe t’i sugjerojmë një psikolog.

Ne nuk bëhemi pikë grumbullimi e ushtarëve të ISIS. Ama Esat Pasha ka gjetur më në fund pasardhës, i ka gjetur më në fund, pasardhës që janë gati të hedhin bomba me tym e me helm për qytetarët e këtij vendi. Qentë le të lehin karvani shkon përpara”, u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986