INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
650 mijë dollarë të padeklaruar, PD akuza Prokurorisë: Deklaratë e paprecedentë

650 mijë dollarë të padeklaruar, PD akuza Prokurorisë: Deklaratë e paprecedentë

Publikuar më: 16:36 25-03-2019

Prokuroria e Tiranës, ndonëse është ende në proces hetimor, deklaroi sot se PD nuk ka deklaruar një shumë të madhe parash, prej 650 mijë dollarësh të kontratave lobuese të bëra prej saj në SHBA në vitin 2017. Mbi këtë deklarim, ka reaguar PD, që e cilësoi të gënjeshtër dhe të paprecedentë. 

Reagimi i PD
Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.
Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.
Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017.
Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775