INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
70 mijë euro për një vizë familjare në Kanada, arrestohet mashtruesi

70 mijë euro për një vizë familjare në Kanada, arrestohet mashtruesi

Publikuar më: 18:20 18-10-2016

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një personi që prezantohej si punonjës i Konsullatës Kanadeze, dhe mashtronte qytetarët se do u mundësonte vizë për në Kanada. I arrestuari është 46 vjeçari Fatmir Alla, i cili dyshohet se i ka marrë 70 mijë euro Kastriot Cacës, 44 vjeçar, me pretendimin se do t’i nxirrte një vizë bashkë me familjen për në Kanada. Është pikërisht Caca, ai që ka bërë këtë kallëzim, dhe policia ka arrestuar ditën e sotme Allën.

NJOFTIMI I POLICISE

Sot me 18.10.2016 ora 18.00 nga Seksioni per Krimin Ekonomik Financiar ne Sektorin per Krimin Financiar u krye ndalimi me iniciative per vepren penale te “mashtrimit” parashikuar nga neni 143/2 i shtetasit, Fatmir Alla, 46 vjeç lindur dhe banuese ne Tirane.

Ndalimi i ketij shtetasi eshte kryer pasi ndaj tij ka kryer kallezim nga shtetasi, Kastriot Cacaj , 44 vjeç lindur dhe banues ne Tirane.

Ndalimi i shtetasit Fatmir Alla u be per faktin se i ka marr nepermjet mashtrimit shtetasit shtetasit Kastriot Cacaj shumen prej 70 mije eurosh duke e mashtruar per nxjerrjen e vizave Kanadeze famijare duke u prezantuar si punonjes i Konsullates e Kanadeze.

Article Logic
Execution time: 0.0027608871459961