INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 milionë lekë për Ina Nukën, qeveria shpërblen efektiven e dëmtuar në protestë[FOTO]

8 milionë lekë për Ina Nukën, qeveria shpërblen efektiven e dëmtuar në protestë[FOTO]

Publikuar më: 19:39 26-12-2018

Në takimin që zhvilloi me efektiven e policisë, të dëmtuar gjatë protestës së banorëve të Astirit përballë parlamentit nga një mjet piroteknik, kryeministri Edi Rama i premtoi ndihmë financiare për dëmin e shkaktuar efektives Ina Nuka.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur me ligj, që ajo të ndihmohet në masën e 12 pagave mujore. Sipas vendimit, kjo shumë shkon deri në vlen e 792 000 lekëve të reja.

Efektivia e policisë Ina Nuka u shoqërua në Turqi për një operacion special rreth dëmtimit të saj. Pas kthimit ajo u prit si një heroinë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe në deklaratën e saj për mediat tha se do vazhdojë të shërbejë me devotshëmri në policinë shqiptare.

Ajo gjithashtu u takua nga zyrtarë shqiptarë si ministri i brendshëm dhe më pas nga vetë kryeministri Rama.

vendim_ina_nuka.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035121440887451