Tregëtarët herë pas herë rrisin çmimet e ushqimeve dhe kjo ka qënë e dukshme në muajin tetor, që sipas INSTAT, ndikoi dhe tek inflacioni. Ai pësoi një rritje të lehtë duke u ngjitur në nivelin e 1.9%, ku 1,5% ose 80 për qind e krejt rritjes ka ardhur nga shtrenjtimi i ushqimeve. Rritje çmimesh ka patur dhe në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe kjo e ka dhe një shpjegim, pasi në tetor nisën universitetet dhe studentë kanë marrë banesa me qera.