INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
9 vjeçari me kancer takon motrën veç pak para se të vdiste. 'Më qani veç 20 minuta

9 vjeçari me kancer takon motrën veç pak para se të vdiste. 'Më qani veç 20 minuta" [FOTO]

Publikuar më: 16:00 12-01-2018

Bailey është 9 vjeçari që përloti të gjithë me historinë e tij.

I diagnostikuar me kancer që në verën e viti të 2016 shanset që ai të jetonte ishin shumë të pakta.

Por në momentin që ai mori vesh që do bëhej me një motër, ky lajm i dha atij guxim për të luftuar dhe të takohej me motrën e tij.

Dhe ja doli në 28 nëntor erdhi në jetë Millie, emër të cilin ai vet e vendosi.

Prindërit e tij Lee dhe Rakela kanë shprehur se ai pësoj një krizë dhe në momentin që ai po shkonte në spital me ambulancë, ju kërkoj prindërve ta quanin Millie.

Nëna e Bailey tha: "Nuk menduam se do të zgjaste aq gjatë, por ai ishte i vendosur të takonte Millie dhe ja arriti ai i bëri të gjitha detyrat e vëllait para se të vdiste, i këndoi e lau i qëndroi pranë."
Megjithatë situata e tij shëndetësie vazhdonte të përkeqësohej nga dita në ditë.

Megjithatë krishtlindjet ishin afër dhe prindërit i kërkuan 9 vjeçarit që të bënte një listë me dhurata që do donte të merrte ndërsa ai organizoj funeralin e tij.

"Ai ishte i vetëdijshëm për gjendjen e tij", u shpreh nëna e 9 vjeçarit.

Ai ju kërkoi prindërve të tij që në momentin e funeralit të gjithë duhet të ishin të veshur me veshje superhero dhe  ta qanin veç 20 minuta.

"Ju lejohet të qani vetëm për 20 minuta. Ju duhet të kujdeseni për Riley dhe Millie" shkruante 9vjeçari që u nda nga jeta në fillim të dhjetorit.

480E88A900000578-5262843-image-a-20_1515762561071.jpg480E8B1700000578-0-image-a-1_1515761446042.jpg480E8B4E00000578-0-image-a-14_1515761903771.jpg480E8AFE00000578-0-image-m-5_1515761677061.jpg480E88A100000578-0-image-m-10_1515761823812.jpg480E879400000578-0-image-a-11_1515761855486.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033769607543945