INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do pranojë Italia më emigrantë? Qeveria gjermane entuziaste, gati marrëveshja

A do pranojë Italia më emigrantë? Qeveria gjermane entuziaste, gati marrëveshja

Publikuar më: 16:25 13-09-2018

Çështja e emigrantëve është kthyer në një nga temat më të nxehta në Europë. E ndërsa Italia është e prerë për të mos pranuar më emigrantë nga vendet e treta, Gjermania është më optimiste , që me Italinë do të merret vesh. Sipas ministrit të brendshëm gjerman Horst Seehofer,  ekziston një marrëveshje për kthimin e emigrantëve në Itali. Po nuk duket se ka rënë dakord ende Italia pasi zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme thanë, se për sa kohë që nuk ka nënshkrim, marrëveshja nuk quhet e mbyllur dhe kjo do të vendoset në konferencën e Vjenës ku do të diskutohet tema e sigurisë dhe migrimit në BE. Debatet për kthimin e refugjatëve nga Gjermania në vendet ku kanë kërkuar azil, çuan në një krizë të fortë të koalicionit qeveritar. Por qeveria gjermane ka nënshkruar ripranim të refugjatëve që janë regjistruar më parë në një vend të BE edhe me vende të tjera si Spanjën dhe Greqinë. Gjermania  sipas kësaj marrëveshjeje duhet t'i kthejë emigrantët brenda 48 orësh nga kufiri gjermano-austriak në këto vende, po qe se ata kanë bërë kërkesën e azilit tek këto shtete. Qeveria gjermane i ka premtuar asaj greke, se do të verifikojë deri në fund të vitit rastet e mëparshme të bashkimit familjar të refugjatëve. Në Greqi po presin 2000-3000 refugjatë që t'u bashkohen familjeve në Gjermani.

Article Logic
Execution time: 0.0041210651397705