INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të futet Mediu në zgjedhjet e 18 qershorit? Lu e thërret në zyrë

A do të futet Mediu në zgjedhjet e 18 qershorit? Lu e thërret në zyrë

Publikuar më: 11:59 02-05-2017

Një kafe pune me Ambasadorin Amerikan Donald Lu. Ky ka qenë mëngjesi për kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu këtë të marte. Takimi ka zgjatur më shumë se 60 minuta, dhe mësohet së ishte thirrur nga diplomati amerikan.
Pas takimit, Mediu tha se është me rëndësi që palët të zhvillojnë një dialog konstruktiv në mënyrë që të Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Fatmir Mediu:
“Patëm një diskutim me Ambasadorin Lu për situatën që nuk ka të bëjë as me kërkesën e zotit Lu për të hyrë në zgjedhje por si mundet që palët të zhvillojnë një dialog konstruktiv që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe besoj që kjo është rruga më e arsyeshme që ne të vazhdojmë dialogun për të gjetur ato pika të komunikimit të përbashkët dhe të zgjidhjes që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë”.
Për Mediun ka gjithmonë shanse për të zgjidhur krizën, e kjo sipas tij mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut.
Fatmir Mediu:
“Mendoj se gjithmonë ka shanse për dialog sa kohë jemi të përgjegjshëm që duhet të bëjmë më të mirën për vendin dhe jo për interesa jo normale të pushtetit”.
Takimi i Mediut me ambasadorin Lu vjen në një kohë kur ndaj Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë shtuar presionet për marrjen pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592