Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë për të diskutuar mbi detajet e protestës së 16 marsit.
Në selinë blu janë deputetët e dorëhequr nga mandati si dhe kryetarët e degëve.
Në këtë mbledhje do të diskutohen dhe skenarët që do të ndjekë opozita.
Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për protesta të paqëta dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga organizatorët për çdo akt dhune.