INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të pranoj pazar? Basha jep përgjigje nga Rrogozhina

A do të pranoj pazar? Basha jep përgjigje nga Rrogozhina

Publikuar më: 10:36 07-04-2019

Nga Rrogozhina, ku u ndal sot në takim me qytetarët, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministri Edi Rama.

Duke iu referuar aludimeve për një marrëveshje të re me PS, kreu i PD tha se nuk do të pranojë asnjë Pazar, apo kompromis, përveç atij që kërkojnë protestuesit shqiptarë.

“Nuk ka kthim pas në atë që kemi nisur.

Nuk ka pazar, kompromis mbi sakrificën tuaj, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje të thellë politike, ku të realizohet ëndrra e çdo prindi, fermeri apo pensionisti të Rrogozhinës, për një Shqipëri europiane. Pranvera sapo ka nisur, ndryshimi po vjen falë jush”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.002918004989624