INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A gënjeu policinë pronari i lokalit ku ndodhi masakra në ish-bllok? Policia jep informacionin zyrtar për arrestimin e Redi Popeskut

A gënjeu policinë pronari i lokalit ku ndodhi masakra në ish-bllok? Policia jep informacionin zyrtar për arrestimin e Redi Popeskut

Publikuar më: 09:08 21-10-2018

Policia jep informacionin zyrtar lidhur me arrestimin e pronarit të lokalit ‘Monopol’ ku ndodhi vrasja e 4 tetorit.

Sipas policisë biznesmeni Redi Popesku u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin e tij në ish Bllok ndodhi ngjarja e rëndë ku komando Merviol Bilo, vrau Fabian Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljo Haton.

‘Mollë sherri’ për ngjarjen dyshohet se ishte këngëtarja Elvana Gjata. Kjo e fundit është shpallur në kërkim nga policia.

Në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një tjetër shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e 04.10.2018 ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. H., dhe E. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës arrestuan për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, shtetasin :

- Redi Popescu, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504