INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ndihet i kërcënuar Izet Haxhia dhe çfarë po ndodh me dosjen ‘Hajdari’? Flet avokati

A ndihet i kërcënuar Izet Haxhia dhe çfarë po ndodh me dosjen ‘Hajdari’? Flet avokati

Publikuar më: 11:15 09-05-2018

Avokati i Izet Haxhisë, gjatë një deklaratë dhënë për mediet disa orë pas mbërritjes së klientit të tij në Tiranë tha se dosja ‘Hajdari’ do të hapet nga e para. Sipas Fran Dashit, gjykimi  i Izet Haxhisë është bërë në mungesë, prandaj çështja do të shqyrtohet sërish. Avokati tha gjithashtu se klienti i tij nuk ndihet i  i kërcënuar dhe as në rrezik për jetën. Izet Haxhia u dënua në mungesë me 25 vite burg, për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit. Në procesin gjyqësor ndaj tij i zhvilluar në mungesë, dëshmitarët e mbrojtur nga Prokuroria deklaruan se ai ishte takuar me vrasësit e Azem Hajdarit disa orë përpara ngjarjes. Ai u ekstradua në Tiranë për të vuajtur dënimin, kërkesë kjo e bërë prej tij.  Gjykatat turke, dy muaj më parë, vendosën kthimin e Izet Haxhisë në Tiranë. Pavarësisht dëshirës së Haxhisë për t’u kryer, masat e sigurisë për të kanë qenë tejet të rrepta. Për shumë vite me radhë, Haxhia ka qenë bodigardi i ish-Presidentit Sali Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0022859573364258