INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ndikon në mirëqenien dhe lumturinë e fëmijëve qëndrimi në rrjete sociale?! Ja çfarë thotë studimi

A ndikon në mirëqenien dhe lumturinë e fëmijëve qëndrimi në rrjete sociale?! Ja çfarë thotë studimi

Publikuar më: 12:23 07-05-2019

Përdorimi i rrjeteve sociale i bën adoleshentët të jenë më pak të lumtur. Ky përfundim ka dalë nga një studim i Universitetit të Oksfordit i cili ka marrë në analizë 12,000 adoleshentë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tyre, koha që ata kalonin me familjen, miqtë dhe në shkollë i bënte ata të ndiheshin më mirë. Kur adoleshentët rrinin në rrjetet sociale ulej mirëqenia e tyre. Studimi, i botuar në revistën PNAS, përpiqet ti përgjigjet pyetjes nëse adoleshentët që përdorin mediat sociale më shumë se mesatarja, janë të lumtur apo jo dhe si ndikon kjo në mirëqenien e tyre.

Studimi, i cili u zhvillua nga viti 2009 deri në vitin 2018, u kërkoi mijëra të rinjve nga 10 deri në 15 vjeç të thonë se sa kohë kanë kaluar duke përdorur mediat sociale në një ditë normale të shkollës dhe gjithashtu të vlerësonin sa janë të kënaqur me përdorimin e rrjeteve sociale.

Studiuesit e Oksford, thanë se studimi i tyre arriti në përfundimin se kënaqësia që të rinjtë merrnin nga rrjetet sociale ishte 1%, ndërsa pjesa tjetër i përkiste aktivitetit të tyre ditor pa telefona në duar, shkruan BBC.

Adoleshentët që përdornin më shumë rrjetet sociale ishin vajzat, pasi djemtë e kalonin kohën duke bërë aktivitete të tjera, dhe kjo bënte që ata të ishin më të lumtur.

Studiuesit në fund sugjerojnë që prindërit të jenë më të vëmendshëm ndaj fëmijëve duke ju kufizuar kohën që ata shpenzojnë përpara telefonave, duke i shtyrë ata të bëjnë aktivitete të tjera si sport, apo të luajnë me shoqërinë e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729