INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''A po e sheh mami''/ Reagimi i vogëlushit kur provon krahun protezë do tju ngrohi zemrat [VIDEO]

''A po e sheh mami''/ Reagimi i vogëlushit kur provon krahun protezë do tju ngrohi zemrat [VIDEO]

Publikuar më: 12:57 12-03-2019

Teknologjia dhe shkenca kanë avancuar aq shumë saqë po ju vijnë në ndihmë njerëzve me aftësi të ndryshme.

Prodhimi i një krahu me protezë bionike i cili komandohet nga sinjalet që lëshon truri duket se është një nga shpikjet më të mira.

Krahu bionik i bashkëngjitet pjesës së sipërme dhe duket si një dorë reale. Ai kontrollohet nga sinjalet nervore.

Njerëzit janë në gjendje të hapin dhe të mbyllin dorën, por pavarësisht kësaj ata nuk mund të lëvizin të gjithë gishtat tek tek.

Ky krah bionik i është provuar një vogëlushi 3 vjeçar nga Italia i quajtur Giulio dhe reagimi i tij ka ngrohur zemrat e të gjithëve.

Giulio ka lindur pa dorën e tij të djathtë. Mjekët e kanë pajisur vogëlushin me gjymtyrën protezë, të cilën ai mund ta kontrollojë sikur të ishte një dorë e vërtetë.

Reagimi i tre-vjeçarit Giulio teksa ai teston shtojcën e re me ndihmën e një doktori është fantastik, ai i drejtohet nënës së tij duke i thënë: Wow a po e shikon mami?

Nëna e vogëlushit, Samuela Sarda, është shprehur se për shumë persona kjo mund të duket si një lëvizje e thjeshtë mekanike, por për dikë që nuk ka një dorë, kjo është një mrekulli. Zonja Sarda tha se djali i saj tani po bëhet gjithnjë e më i pavarur falë krahut bionik, të cilin uron që ta provojnë të gjithë fëmijët apo njerëzit e tjerë që kanë të njëjtin problem si vogëlushi i saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443