INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Abortet e adoleshenteve në Shqipëri, fshihen të dhënat e plota...[VIDEO]

Publikuar më: 12:17 12-06-2017

Në një kohë që numri i aborteve tek adoleshentet në gjithë botën ka tendenca rënie në vendin tonë nuk ndodh kështu. Është shqetësuese, që Shqipëria është në të njëjtat nivele si vendi i botës së tretë Taxhakistani. Sipas raportit të fundit të Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë adoleshentet shqiptare edhe pse e kanë të vështirë të pohojnë se kanë abortuar mbase dhe prej stigmës sërisht të dhënat janë alarmante.
Vite më parë shifrat e raportuara të abortit ishin më të larta, po së fundmi të dhënat zyrtare kanë pësuar ulje, po kjo s'duhet të nga gëzojë, pasi jo se nuk abortohet, por me shumë të ngjarë se ato fshihen. E kujtojmë këtu se nga viti në vit janë hapur dhe më shumë klinika private që shumë nga adoleshente mund të abortojnë në mënyrë të fshehtë mjafton që paguajnë edhe pse është miratuar një ligj që ua ndalon. UNFPA thotë se në Shqipëri në vitin 1995 ka kulmuar numri më i lartë i aborteve të paktën të deklaruara me 448 në 1000 lindje dhe në raportin e fundit shifra është 172 aborte në 1 mijë lindje. E kjo e dhënë lë shumë për të dyshuar mbi vërtetësinë mjafton të shohim që përdorimi i metodave kontraceptive dhe kryesisht e kontraceptivit të urgjencës, përdoret vetëm nga 1 në 5 vajza të pamartuara ose nga rreth 22% e tyre dhe tek ato të martuarat sërisht është i ulët vetëm 3%.
E disa prej arsyeve për përdorimin e kontracepsionit të urgjencës si një metodë e shpejtë për femrat e pamartuara, mund të jenë shpeshtësia më e madhe e marrëdhënieve seksuale rastësore apo të pambrojtura, një stil jete që përfshin festat e orëve të vona dhe konsumin e alkoolit apo e mungesa e dëshirës së partnerëve meshkuj për të përdorur prezervativin.

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271