INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzimet me jetimët pritet rasti i dytë…

Abuzimet me jetimët pritet rasti i dytë…

Publikuar më: 09:56 19-05-2016

Pas publikimit nga prokuroria në lidhje me aktet e rënda të abuzimit në Qëndrën e  Jetimëve në Shkodër ka reaguar në lidhje me ngjarjen dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani. Ai thotë se prej dy muaj institucioni që ai drejton ka nisur një hetim administrativ në të gjitha Shtëpitë e fëmijëve në vend.
E pas monitorimeve atyre iu rezultoi se me jetimët e mitur në Shkodër është abuzuar.
Sipas Totozanit, rasti në Shtëpinë e fëmijës 6-18 vjeç në Shkodër është denoncuar në ditët e para të majit dhe menjëherë i dërguan prokurorisë një rekomandim të posaçëm për fillim të hetimit.
Psikologët, mjekë psikiatër dhe ekspertë të Avokatit të Popullit zhvilluan fillimisht intervista konfidenciale me të gjithë fëmijët dhe ata pohuan raste të ushtrimit të dhunës nga edukatorët. Madje më e rënda është se ata kanë përjetuar dhunë dhe abuzime seksuale edhe nga të afërm të edukatorëve.
Totozani shton dozat e alarmit, pasi lajmëron se dhunë ka e në një qëndër tjetër jetimësh në vend. Por duke qënë se prokuroria po punon për ta faktuar  informacionin emri i qëndrës për momentin duhet të mbahet i fshehtë.
Në këto kushte Avokati i Popullit, Totozani thekson se qeveria duhet të fuqizojë strukturat e pavarura monitoruese siç ëshë dhe institucioni që ai drejton për të kontrolluar sa më shpesh jetimoret dhe qëndra të tjera, ku jetojnë persona nga kategori të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0040738582611084