INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Abuzimet seksuale me fëmijët 1 në 5 gra është abuzuar që fëmijë [VIDEO]

Publikuar më: 19:08 13-02-2017

Një në çdo pesë gra kanë pranuar se është abuzuar me ta seksualisht gjatë fëmijërisë. Ndërkohë, tek burrat përqindja ndryshon, një në njëzet.

Për fat të keq, pedofilet nuk e kanë të vështirë të gjejnë prenë e tyre të rradhës, pasi u mjafton të hyjnë në dhomat e chattit që janë vetëm për fëmijë. Gjatë çdo komunikimi me fëmijët, herë pas here ata orvaten ta miminizojnë kujdesin dhe rezervat e fëmijëve për materialet seksuale. Ata u dërgojnë materiale erotike, derisa fëmijët dhe shokët e tyre të besojnë se janë sjellje të pranueshme. Kështu fillon abuzimi seksual i fëmijës.

Rastet janë të shumta, por pedofili më i tmerrshëm në botë etiketohet Peter Scully. Ai ka filmuar veten e tij duke kryer akte të ndyra abuzimi seksual, përdhunimi dhe torturash ndaj bebeve dhe fëmijëve të vegjël, krimet e tij janë aq të tmerrshme saqë Filipinet po konsiderojnë të rivendosin dënimin me vdekje për krimet e tij,

Skandalet me sfond seksual që kanë përfshirë kishën, kulmojne mes viteve 2009-2012. Janë të shumta rastet e pedofilisë të kryera nga kryepriftërinjtë dhe priftërinjtë, të cilët kanë hedhur baltë mbi kishën katolike, duke shokuar mbarë opinionin publik. Pavarësisht se papët i kanë dënuar shumë herë rastet e pedofilisë brenda ambienteve të kishave, ky fenomen vazhdon ende.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609