INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzimet seksuale tek 8.000 fëmijë, institucionet kanë dështuar

Abuzimet seksuale tek 8.000 fëmijë, institucionet kanë dështuar

Publikuar më: 09:29 15-12-2017

Abuzimet seksuale me fëmijët janë një problem i madh kudo në botë e në shumë vende mekanizmat e parandalimit mungojnë. Këtë e faktoi dhe një hetim pesëvjeçar mbi abuzimin seksual në Australi, që ka nxjerrë raportin e tij përfundimtar, duke thënë se institucionet kanë "dështuar seriozisht" në mbrojtjen e fëmijëve. Komisioni mbretëror, forma më e lartë e hetimit publik në Australi, dëgjoi më shumë se 8,000 dëshmi nga viktimat e abuzimit. Akuzat përfshinë kisha, shkolla dhe klube sportive përgjatë dekadave. Mes më shumë se 400 rekomandimeve, raporti i bën thirrje Kishës Katolike që të rishikojë rregullat e beqarisë.

"Dhjetra mijëra fëmijë janë abuzuar seksualisht në shumë institucione australiane, nuk do ta dimë kurrë numrin e vërtetë. Nuk është rasti i disa 'mollëve të kalbura'. Institucionet kryesore të shoqërisë kanë dështuar seriozisht," shkruhet në raport.
Që nga viti 2013, komisioni mbretëror i ka referuar më shumë se 2.500 akuza autoriteteve.
Raporti përfundimtar, i lëshuar të premten, ka shtuar 189 rekomandime për 220 që tashmë janë bërë publike. Propozimet tani do të konsiderohen nga ligjvënësit. Kryeministri Malcolm Turnbull tha se kjo ishte "një tragjedi kombëtare".

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381