INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzuan me të mitur, Papa Françesku tërheq mandatin e peshkopëve

Abuzuan me të mitur, Papa Françesku tërheq mandatin e peshkopëve

Publikuar më: 17:02 13-10-2018

Papa Françesku liroi nga detyra dy peshkopë nga Kili për shkak të akuzave që lidhen me abuzim seksual ndaj të miturve. Vatikani lëshoi njoftimin për peshkopët Francisco José Cox Huneeus dhe Marco Antonio Órdenes Fernández pas takimit me presidentin e Kilit.
Në njoftim thuhet se nuk mund të bëhet ankesë mbi këtë vendim. Më shumë se 100 klerikë katolikë po hetohen në Kili mbi akuzat për sulme seksuale dhe tentim për t’i fshehur ato.Të 34 priftërinjtë e Kilit kishin ofruar dorëheqjen në maj pas skandalit. Në shtator, Papa kishte liruar nga detyra priftin Fernando Karadima, 88- vjeçar për abuzim me të mitur.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488