Për pak ditë futemi zyrtarisht në stinën e dimrit, por të themi të drejtën temperaturat e ftohta dhe reshjet e shiut kanë qenë të pranishme në vendin tonë, pavarësisht se dy di ditët e fundit ka patur rritje të lehtë temperaturash dhe mungesë reshjes.
Por nesër rikthehet i ftohti dhe sipas MeteoAlb, vranësira e reshje të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore - Jugore. Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në veri dhe lindje të vendit.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.