INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adoleshentët që grabisnin marketet me pistoletë lodër

Adoleshentët që grabisnin marketet me pistoletë lodër

Publikuar më: 13:28 01-06-2017

Ju mjaftonte nje pistolete loder dhe benin vjedhje ne mase. Eshte historia e kater adoleshenteve që ishin kthyer në makthin e supermarketeve. Policia e Tiranes qe ka bere arrestimin e tyre kane bere publike edhe skemen si kryheshin vjedhjet. Te rinjte studionin marketin atë dhe më pas bënin vjedhjen te maskuar duke i kërcënuar shitesit me pistoleta lodër.

Operacioni policor ‘Çiklistët’ është finalizuar nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4 duke bënë në pranga;

1. Enton F., 16 vjeç, banues në Tiranë
2. Aldo D., 17 vjeç, banues në Tiranë
3. Reald N., 15 vjeç, banues në Tiranë
4. Kristi D., 16 vjeç, banues në Tiranë
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga veshjet e përdorura nga këta shtetas gjatë vjedhjeve të tyre si: Dy palë doreza plastike, një kapuç me ngjyrë të zezë, një kapuç me ngjyrë gri, dy biçikleta me mbishkrimet "Merida" dhe "Caryfisher" dhe dy pistoleta, një me mbishkrimin "Beretta" dhe një me mbishkrimin "Ekol".

Article Logic
Execution time: 0.0033590793609619