Të paktë 62 persona humbën jetën në orët e para të së shtunës në Rusi pas rrëzimit të një avioni të linjës “FlyDubai”.
Sipas BBC, avioni nuk u ul siç duhet në pistë, duke sjellë edhe përplasjen fatale.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, por mendohet se era e fortë dhe shikueshmëria e dobët janë një faktor. Një zyrtar tha se avioni goditi tokën dhe shpërtheu.
Ka raportime se avioni kishte braktisur uljen fillestare dhe pasi ishte rrotulluar për dy orë në ajër, tentoi edhe uljen e dytë, që rezultoi fatale.
Edhe pse ende nuk ka një version zyrtar për shkaqet e aksident, nga video duket që avioni ka qenë përfshirë nga flakët para se të përplasej me tokën.
Kompania “FlyDubai” është krijuar në vitin 2009 me qendër në Dubai, ndërsa fluturon në më shumë se 90 destinacione.