INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aeroporti i Kukësit, miratohet kontrata koncensionit, sa zgjat ndërtimi e sa persona punësohen…

Aeroporti i Kukësit, miratohet kontrata koncensionit, sa zgjat ndërtimi e sa persona punësohen…

Publikuar më: 14:09 20-03-2019

Qeveria ka miratuar kontratën e koncensionit për ndërtimin e aeroportit të Kukësit. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë një konference për mediat.

Sipas ministres kontrata e koncesionit është për 35 vite, ndërsa kontrata për ndërtimin e aeroportit është 24 muaj.

“Sot është miratuar nga qeveria kontrata e koncesionit për aeroportin e Kukësit. Koncesioni i tenderimit u krye në dhjetor 2018. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit është 35 vite dhe kontrata për ndërtimin e tij është 24 muaj.

Për ndërtimin e aeroportit do të punësohen fillimisht 250 persona dhe në fazën finale do të shkojë në 12 mijë të punësuar. Aeroporti pritet të ketë 300 mijë pasagjerë në vit”- tha Balluku.

Article Logic
Execution time: 0.0027458667755127