INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Afati i fundit në KQZ për regjistrimin në zgjedhje. A do hyjë PD?

Afati i fundit në KQZ për regjistrimin në zgjedhje. A do hyjë PD?

Publikuar më: 10:15 10-04-2017

Sot është afati i fundit për regjistrimin e partitive politike, në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit. Deri tani janë regjistruar 31 parti politike, por pa Partinë Demokratike, e cila sot ka rikonfimuar që nuk do të regjistrohet. Pas një takimi me aletatë vetë Basha ka thënë se deri në krijimin e qeverisë teknike ata nuk do të ndryshojnë qëndrim. Ndërsa ka lajmëruar se në 10 maj do të mbajnë një protestë të madhe në Kavajë, në të njëjtën ditë kur aty do të mbahen zgjedhjet vendore ku dhe këtu opozita ka bojkotuar pjesëmarrjen.
Lulzim Basha ka deklaruar vazhdimisht se do të bojkotojë zgjedhjet, nëse nuk përmbushen kushtet, siç janë zgjedhjet e lira e të ndershme, dekliminalizimi, apo krijimi i një qeverie teknike e sot e tha fjalën e fundit. Teksa LSI pranoi hapur se është e gatshme të krijojë kushtet e përshtatshme për PD-në, duke krijuar një “qeveri besimi”, PS nuk ka marrë asnjë vendim, por ka thënë se do të shkojë dhe e vetme në zgjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002