INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Air Albania’ nis fluturimet në prill, shtohen 4 destinacione të reja

‘Air Albania’ nis fluturimet në prill, shtohen 4 destinacione të reja

Publikuar më: 15:50 26-03-2019

“Air Albania” do të fillojë fluturimet në mes të muajit prill, me nisjen e operimit të aeroporti të ri të Stambollit.

Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri bëri me dije se dikasteri që ai drejton ka përmbyllur certifikimin, ndërkohë që çmimi I biletave për qytetarët pritet të jetë më i lirë.
Fillimisht, “Air Albania” do të kryejë fluturimet drejt Stambollit, ndërsa më pas do të zgjerohet edhe në 4 aeroporte të tjerë. “Jemi informuar nga kompania se shumë shpejt do të mbërrijë avioni i dytë i cili do të fluturojë në tre aeroporte të Italisë: Romë, Milano dhe Bolonja, si dhe aeroportin e Londrës”, tha Keri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035068988800049