INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
AKIP: Ligji i plehrave, qeveritarët të reflektojnë

AKIP: Ligji i plehrave, qeveritarët të reflektojnë

Publikuar më: 13:14 14-10-2016

Menjëherë pasi Presidenti ktheu për rishqyrtim ligjin e importit të mbetjeve, ka reaguar Aleanca Kundër Importit të Plehrave. Në një prononcim për mediat AKIP kanë kërkuar reflektim nga qeveritarët për ligjin e importit të mbetjeve, pas kthimit në Kuvend nga presidenti Nishani. Duke e cilësuar vendimin e kreut të shtetit, si fitoren e tyre të parë, ata paralajmërojnë se trysnia e qytetarëve do të vazhdojë.
Përfaqësues të AKIP thanë se shoqëria civile është më e bashkuar se kurrë në lidhje me këtë çështje.
Dorian Matlia:
“Ne do presim një moment qetësie që qeveritarët të reflektojnë ashtu sic kërkoi presidenti sot, por nuk do ta lemë në asnjë moment që qeveria mos ndjejë trysninë e qytetarëve. Shqipëria është e jona dhe të gjithë bashkë mund ta bëjmë realitet që Shqipëria të mbetet pa plehra të importuara. Ne jemi bashkëpunues me këdo që vullnetin e mirë ti thotë jo importit të plehrave. Nuk jemi bashkëpunues me askënd që mendon ndryshe”.

Article Logic
Execution time: 0.003774881362915