Një aksident fatal është regjistruar këtë pasdite në Divjakë ku një 35-vjeçare me "Benz" ka përplasur për vdekje një fëmijë të moshës 6-vjeç.
Policia bën me dije se 35-vjeçarja me inicialet M.M është shoqëruar në polici ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Divjakë
Informacion paraprak
Më datë 11.08.2018, rreth orës 17:10 në qendër të qytetit të Divjakës, mjeti tip "Benz" me drejtuese shtetasen M.M, 35 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 6 vjeç i cili ka ndërruar jetë.
Shtetasja M.M është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.