Një aksident tragjik i ka marr jetën një shtetase shqiptarë në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se viktima që ka humbur jetën është Alda Çela 35 vjeçe.
Mësohet se ka qenë vetë viktima ajo që drejtonte mjetin, i cili për pasojë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin ndarës të rrugës, ndërsa shqiptarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sakaq, policia po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Për më tepër shihni fotot që vinë nga aksidenti tragjik, ku shihet që makina e shqiptares është shkatërruar totalisht.