Në mesditë është shënuar një aksident i rëndë me pasojë vdekjen një 35 vjeçari. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Shkodër-Muriqan, ku makina e shtetasit E. Qehaja është përplasur me motorin e A. Shtogut. Ky i fundit nga përplasja fatale ka gjetur vdekjen e menjëherëshme, ndërsa me vete në motor kishte dhe gruan e të birin 3 vjeç, të cilët janë plagosur dhe po trajtohen në spital.
Mësohet se fëmija ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, kurse gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.