Një aksident ka ndodhur paraditen e së mërkurës në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Mjeti me drejtues shtetasin M.B. ka aksidentuar dy shtetas (bashkëshortë), të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Gruaja ndodhet në sallën e operacionit në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.