Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një kalimtari ka mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës, pranë Vorës.
Një automjet ka përplasur për vdekje këmbësorin në momentin që po kalonte rrugën. Viktima, ende i paidentifikuar është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja jete. Drejtuesi i automjetit është larguar pas aksidentit ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:00, në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Vorën, është konstatuar i shtrirë në rrugë pa shenja jete një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë mjet i cili është larguar nga vendi ngjarjes
Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi e personit.