Një aksident i rëndë që ka ndodhur në Itali, ka shkaktuar vdekjen e dy të rinjve, njëri prej të cilëve një 20-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane raportojnë se në aksidentin e ndodhur pasditen e së dielës mbetën të vdekur shqiptari 20-vjeçar Juendi Xhani dhe italiani Guiseppe Troisi.
Xhani ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit, por jetonte në Pesaro. Ata të dy udhëtonin me një makinë kur u përplasën me një automjet tjetër.
Bashkë me ta në makinë kanë qenë edhe dy vajza që mbeten të plagosura. Mjeti i të rinjve pas përplasjes ka dalë nga rruga.
Përveç dy viktimave, janë edhe gjashtë të plagosur; ndër personat e përfshirë janë edhe dy fëmijë të moshës 8 vjeçare të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime serioze.