Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Vorë. Një autoveturë është përplasur me një kamion e për pasojë një person ka mbetur i vdekur. Sipas policisë, automjeti tip “Ford” me targa DR 5428 E është përplasur me kamion. Viktima është drejtuesi i automjetit “Ford”.
Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.