Në autostradën Tiranë – Durrës është bërë një aksident, i cili duket se ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.
Në këto pamje të siguruara nga "IN Tv" aksidenti automobilistik duekt se ka ndodhur midis një furgoni që kishte pasagjerë brenda tij dhe një veture. Vetura ka përfunduar në gropat anësore të autostradës.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo fajtori.