Një aksident i rëndë është shënuar në Elbasan ku një makinë ka përplasur për vdekje një burrë.
Mësohet se shtetasi A.D., 35 vjeç ka përplasur me makinën e tij shtetasin I.K., 80 vjeç banues në Korçë i cili ka ndërruar jetë.
Policia e Elbasanit ka arrestuar 35 vjeçarin i cili akuzohet për 'Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor'.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Elbasan
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
• A.D., 35 vjeç, banues në Lagjen "11 Nëntori", Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librashd, në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I. K., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili ndëroi jetë në vendngjarje.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan., për veprën penale "Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.