Një person ka humbur jetën në aksin rrugor Gjirokastër Tepelenë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas të dhënave të para të uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në Virua, ku një automjet tip “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 3 metra poshtë rrugës.
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Blerim Bizhga 32 vjeç, banues në Tepelenë. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë dhe shtetasi S.L, 24 vjeç, banues në Tepelenë, i cili udhëtonte në mjet. Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore. Nga hetimet paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës, duke e nxjerrë atë jashtë rrugës. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.