Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës, ku ka humbur jetën një grua dhe 2 persona të tjerë janë plagosur.
Automjeti me targa AA965HM ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës dhe si rrjedhojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, por 59 vjeçarja S.Cena, nuk ka mundur ti mbijetojë dhe ka ndërruar jetë kur po transportohej për në spital.
2 të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.